E freskët apo e zier?

Çfarë ju duhet:

Një vezë e freskët.

Një vezë e zier.

Udhëzime:

Merrni dy pjata dhe ktheni me kokë përmbys. Vendoseni secilën vezë sipër tyre dhe rrotullojeni. Veza e cila vazhdon të rrotullohet më gjatë, është e veza e zier.

Tash rrotuloni sërish të dyja vezët, pastaj shpejt ndaloni të dyjat. Pastaj lëshoni të dyjat. Do të shihni se veza e zier vazhdon të qëdnrojë pa lëvizur ,por ajo e freskëta fillon të rrottuohet sërish

Pse?

Përmbajtja e vezës ka më shumë inercion kur është e freskët, pasi ata janë në formë të lëngshme. Ky inercion ngadalëson vezën e freskët dhe kjo është arsye se pse ajo ndalon së rrotulluari para asaj të zier.

Në hapin e dytë, lëngu që ndodhet brenda vezës së freskët ende rrotullohet, edhe pasi ju të ndaloni të dyja vezët. Dhe kjo bën që veza e freskët të rrotullohet sërish, pasi ju të largoni dorën.