Prova me ujin dhe akullin

0
159
Për çfarë keni nevojë?
  • Një shishe të vogël plastike
  • Ujë
Udhëzimet për ta bërë provën:
  1. Mbusheni shishen deri në buzë të kapakut me ujë.
  2. Vendoseni një folje të aluminit përsipër shishes (në vend të kapakut), si dhe duke e mbështjellur atë të tërrën.
  3. Shishen futeni në frigorifer dhe lëreni brenda derisa ujë të ngrijë tërrësisht.
  4. Pasi uji ka ngrirë, kur e nxirrni shishen nga frigoriferi, do të vëreni se si akulli e ka fryrë foljen për sipër si. Madje e ka fryrë edhe shishen e plastikës më shumë se zakonisht dhe bashkë me të edhe foljen anash.
Pse ndodh kjo?

Uji (në formë të lëngshëm) zen më pak hapësirë se akulli (në formë të ngurtë). Andaj, kur uji ngrin dhe bëhet akull, atij i duhet më shumë hapësirë se sa ofron shishja e plastikës, andaj e shtyn për sipër mbuljesën e foljes.